DYLON

Policia arreston pesë të dyshuar, konfiskon mbi dhjetë kilogramë marihuanë

Policia arreston pesë të dyshuar, konfiskon mbi dhjetë kilogramë marihuanë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë  (10 kg. 835 gramë).

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët  dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të arrestuarit nga policia janë:

EkoHigjiena

 A.L. viti i lindjes 1956 m/k/sh,
 K.L. viti i lindjes 1993 m/k/sh,
 G.J. viti i lindjes 1986 m/k/sh,
 E.L. viti i lindjes 1995 m/k/sh dhe
 E.M. viti i lindjes 1984 m/k/sh.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.