Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka filluar t’i dërgojë ftesat tek futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e radhës.
Trajneri zviceran i ka dërguar një pjesë të ftesave lojtarëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Lojtarët që llogaritën si të ‘pa prekshëm’ tanimë kanë marrë ftesat, ndërsa një pjesë e tyre ende janë në pritje.
Mësohet se ftesat i janë shkuar lojtarëve si Florent Hadergjonaj, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Arijanet Muric, Fidan Aliti, Benjamin Kololli, Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Valon Berisha, Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada e Edon Zhegrova.
Ndërkohë pjesa tjetër e ftesave do t’iu dërgohet futbollistëve vetëm pas ditës së hënë, ku fillimisht do të shikohet edhe në këtë vikend forma e tyre.
Kujtojmë që për këto dy takim Challandes do të ketë mungesa të mëdha, pasi mungojnë yjet si Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica.