Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se në ndeshjen ndaj Anglisë do të përdoren fanella të reja.
Përfaqësuesja e Kosovës pritet që të luajë me fanella të reja në ndeshjen ndaj Anglisë, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.
Kosova do të përballet me Anglinë më 10 shtator, derisa 3 ditë më herët e pret në shtëpi Çekinë.
“Sfida e tyre e guximshme nuk do të harrohet kurrë. Pë herë të parë Kosova do të luajë rol udhëheqës në vendin ku lindi sporti më i dashur në botë.“A jeni gati për fanellën e re”, ka shkruar FFK-ja në Facebook.