DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. I.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. I.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. I., ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorisë për të pandehurën B. M.

Ekziston dyshimi bazuar me datë 27 gusht 2019, tek i pandehuri është gjetur një qese e narkotikëve llojit “heroinë”, në sasi prej 3.9 gramë.

Me këto veprime i pandehuri A. I., ka kryer veprën penale ‘’posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që është një recidivist dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Ndërkohë, gjyqtari ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të pandehurën B. M., pasi që ka konsideruar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nuk është e bazuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.