Sipas Institutit Kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKSHPK), numri total i rasteve pozitive, deri më tani, me COVID-19 , ka qenë 2.878, nga 23.780 persona sa ishin të dyshimtë se mund të ishin të prekur me virusin SARS-CoV-2.
Kemi pasur gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.
“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
IKSHPK-ja apelon që të mbajmë distancën fizike dhe maskat si dhe higjienën, duke larë duart disa herë në ditë.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet nga IKSHPK-ja. /2LONLINE.com/