DYLON

Kryeministri Hoti pret të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës

Kryeministri Hoti pret të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Gjermaninën për marrjen e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që do ta kryesojë për gjashtë muaj dhe pret që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për Kosovën.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës! I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE”, ka shkruar kryeministri Hoti në profilin e tij në facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.