DYLON

Haziri: Teatri i Gjilanit e zgjidhi problemin 20-vjeçar të pavarësimit dhe buxhetimit shtetrorë

Haziri: Teatri i Gjilanit e zgjidhi problemin 20-vjeçar të pavarësimit dhe buxhetimit shtetrorë
Avatar photo Redaksia

Pritjes për zgjidhjen e statusit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, me problemet që kishin në aspektin financiar dhe ligjor për aktorët dhe trupën e këtij institucioni i erdhi fundi, sepse sot janë nënshkruar kontratat e aktorëve dhe stafit teknik dhe kështu është bërë pavarësimi i institucionit më të madh të kulturës.

Në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri, ka uruar për këtë hap të rëndësishëm dhe ka shpalosur kujtime e tij që nga paslufta në angazhimin për zgjidhjen e problemit që sot e tutje i mbetet të kaluarës.

“Kujtoj momentin e vështirë sa isha si 29 vjeçar në udhëheqje të Gjilanit, kur pas ballafaqimit të protestës së parë për lirimin e të burgosurve politik, menjëherë filloi greva e aktorëve për zgjidhjen e problemit të tyre të pagave dhe të statusit të Teatrit të Gjilanit si institucion dhe e drejtë e tyre, por e zhagitur në vazhdimësi. Tash jemi 20 vjet më vonë kur ky problem po zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Komuna e Gjilanit gjithmonë do të jetë në mbështetje të aktiviteteve dhe zhvillimin e kulturës”, ka deklaruar kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka potencuar se burokracia në nivelin qendror për zgjidhjen e këtij problemi kë bërë që për dy dekada kjo barrë e ballafaqimit ti lihet Komunës, e cila ishte edhe ashtu me limite e kufizime të mëdha buxhetore.

“Sfida ka qenë e përbashkët për dy dekata, e posaqërisht pas vitit 2007, mirëpo me angazhim maksimal, me rrugë ligjore dhe zyrtare ky problem tashmë është zgjidhur bashkërisht. Tani i mbetet menaxhmentit të Teatrit dhe aktorëve që ta zhvillojnë kulturën dhe ta dëshmojnë angazhimin e përbashkët në rrugën përpara”, tha kryetari Haziri.

Lutfi Haziri, mes tjerash ka thënë se po punon që objekti i Teatrit të jetë vetëm për këtë institucion, ku tashmë është larguar nga aty biblioteka e qytetit “Fan S. Noli”, biblioteka e fëmijëve dhe do ta largojmë edhe administratën, sepse kjo hapësirë i duhet aktiviteteve të Teatrit dhe aktorëve për punën e tyre.

Ndërsa nga ana e tij Erson Zymberi, drejtor i Teatrit, ka falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin e tij në zgjidhjen e statusit dhe njëkohësisht për mbështetjen e madhe që ka dhënë në mbajtjen gjallë të kulturës, përmes mbështetjes së vazhdueshme financiare në të gjitha aspektet.

Ai më tej ka konfirmuar se Gjilani tashmë do të ketë kalendarin e qartë të punës që do të bëhet me një ekipë elite të aktorëve dhe stafit në përgjithësi, për ta mbajtur publikun aktiv sikur dikur me shfaqje e projekte të cilat do ta dëshmojnë për gjallërinë kulturore të kryeqendrës së kulturës kombëtare.

Ndërsa, Naser Zymberi, kryetar i sindikatës dhe Sabedin Shahiqi, kryetar i bordit, kanë falënderuar kryetarin për punën që ka bërë që sot Teatri i Qytetit të jetë një institucion i pavarur, me aktorë e staf të kompletuar, duke konfirmuar se Gjilani tashmë ka një fuqi zyrtare të zhvillimit të projekteve kulturore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.