Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës në radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, përfaqësues të Gjilanit, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra, u mirëpritën në odë nga banorë të Kosovës Lindore, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Aty ku të parët tanë kuvenduan dhe morën vendimet më të rëndësishme për vendin, aty i dhanë fjalën për mbështetjen e tyre banorët e Kosovës Lindore. Ata thanë se besojmë fuqishëm që vetëm Ramush Haradinaj do të na e kthejë nderin dhe idealet tona, prandaj fuqishëm e përkrahim dhe e duam si kryeministër të vendit.
Ndërkaq edhe Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra, që të tre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët njëherit janë edhe kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës, thanë se do të punojnë dhe do ta dëshmojnë se nuk kanë gabuar nën përzgjedhjen e tyre. Ata premtuan që do të jenë zëri i interesave dhe cështjeve të Kosovës Lindore, në të gjitha aspektet, thuhet në komunikatën e AAK-së.