DYLON

Fillojnë punimet në asfaltimin e parkingut në oborrin e QKMF-së në Viti

Fillojnë punimet në asfaltimin e parkingut në oborrin e QKMF-së në Viti
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Viti, konkretisht pas objektit të Shërbimit Emergjent kanë filluar sot punimet në asfaltimin e parkingut.

Me këtë rast Kryetari i Komunës ës Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë inspektuar këto punime ku edhe u pritën nga stafi i kësaj qendre të cilët falënderuan institucionet komunale të Vitisë për investimet që po bëhen në fushën e mjekësisë e që po ndikojnë pozitivisht si për ata që punojnë por edhe për pacientet vitias.

Përndryshe në oborrin e QKMF-së në Viti, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e garazheve për Autoambulancat kurse gjatë këtij viti parashihet edhe rivitlaizimi i kësaj qendre në veçanti rregullimi i dyshemesë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.