Kombëtarja e bodybuildingut dhe fitnessit të Kosovës është kthyer me një medalje të argjendtë nga kampionati botëror, i mbajtur prej 5-11 nëntor në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Vendin e dytë e zuri Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë -80 kg.
Granit Kuleta doli i shtati në “Man’s Classic”, Egzon Hyseni i teti, ndërsa Besard Maxharraj i nënti.