Futbollisti kosovar Arton Zekaj së shpejti do të vesh fanellën e Kosovës. Kjo do të mundësohet pas intervenimit të FIFA-së. 19 vjeçari deri tani ka përfaqësuar Serbinë në grupmoshat e reja.
Menaxheri i kombëtares U21 të Kosovës, Zgjim Sojeva ka deklaruar që Serbia ka kohë deri në fund të javës që të jap fletëlëshimin.
“FIFA i ka këruar Serbisë t’i jap leje Zekajt që të luaj për Kosovën. Nëse deri në fund të javës nuk kthejnë përgjigje, Zekaj automatikisht fiton të drejtën që të luaj për Kosovën” deklaroi Sojeva.
Talenti kosovar luan për skuadrën franceze Lille.