Në shortin e hedhur sot për grupet e Kampionatit Evropian 2020, Kosova në rast kualifikimi do të ketë punë me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë të grupit C.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë historike në Kampionatin Evropian ndaj Austrisë në stadiumin rumun “National Arena” më datë 14 qershor.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet pas 4 ditësh ndaj Ukrainës prapë në këtë stadium më 18 qershor, dhe në fund më 22 qershor do të luajë me Holandën në stadiumin “Johan Cruyff Arena”.