Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit, duke thënë se Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën.
Ja postimi i plotë:
Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën.
Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin.
Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore.
Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës.
HTH