DYLON

Veseli dhe Qupeva, përfaqësues në Berlin

Avatar photo Redaksia

Ju njoftojmë se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën (27.01.2019), ka autorizuar përfaqësuesit e MIT që të jenë pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë.

Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, janë dy zyrtarët e ministrisë, kompetent mbi hekurudhat, të ngarkuar me marrëveshje ndërkombëtare edhe në të kaluarën.

Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.