Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje me rezultat 6:0 nga Kombëtarja e Holandës, në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova mbetet në pozitën e katërt në grup me 10 pikë, derisa Holanda e kryeson renditjen me 27 pikë. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Rusisë në muajin nëntor.