Sonte Kosovë – Holandë, “Dardanet” optimiste

Sonte Kosovë – Holandë, “Dardanet” optimiste

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot në “Fadil Vokrri” do ta mikëpret Holandën ndeshje e vlefshëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Kapitenja, Edona Kryeziu,  ka thënë se pa marrë parasysh kundërshtarin punojnë me përkushtim çdo herë për paraqitje sa më të mirë.

“Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu.

Ndërsa, portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara.

“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.

Ketu mund ta ndiqni konferencen e vajzave, perfaqesuese te Kosoves para ndeshjes me Holanden.

Florentina Kolgeci – Portiere

Në këtë takim holandezët janë favoritë absolute, megjithatë “Dardanët” me shumë mungesa synojnë të kenë paraqitje sa më të mirë pavarësisht nivelit të kundershtares.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Holandës do të zhvillohet më fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.  Ndeshja Kosovë – Holandë do të transmetohet drejtpërdrejt ne RTK./2LONLINE.com/.

 

KOMENTE