Pas tri ndeshjeve të humbura nga Kosova U21 në kampanjën e tyre të parë në Kampionatin Botëror, hendbollistët kanë fituar pikën e parë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të barazojë me Bahrenin 29:29, duke e fitur një pikë, të parën në histori.
Ishte një barazim i merituar duke marrë parasysh faktin se Kosova ishte duke humbur 28:25 kur kishin mbetur vetëm edhe tre minuta para përfundimit të ndeshjes.