DYLON

Turne përkujtimor në ditëlindjen e Fadil Vokrrit, “Dardanët” ftojnë tifozët

Turne përkujtimor në ditëlindjen e Fadil Vokrrit, “Dardanët” ftojnë tifozët
Avatar photo Elife Sherifi

Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, organizohet turne përkujtimor me rastin e datëlindjës së legjendës Fadil Vokrri.

Ky turne tradicional këtë vit organizohet për herë të parë dhe do të vazhdojë të organizohet çdo vit.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” e kanë një thirrje për krejt tifozët, për ta nderuar dhe kujtuar në stadium së bashku legjendën e futbollit shqiptar, i cili ndërroi jetë në qershor të vitit të kaluar.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.