“Judo Inside” ka publikuar një artikull përmes së cilit ka zbuluar disa shifra, në të cilat Kosova renditet në vendin e parë në botë për arritje në dekadën e fundit.
Sportistët e Kosovës kanë lënë prapa vendin e origjinës së xhudos, shtetin japonez.
“Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës. Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Evropës dhe Botës për juniorë”, thuhet në shkrimin e Judo Inside.
Gjeorgjia dhe Korea Jugore kanë triumfuar në 55 për qind të finaleve të pasuara nga Franca me 54 për qind.
Ndryshe, Republika Çeke, Kuba, Rusia, Brazili e Holanda, secila ka nga 50 për qind të fitoreve.