DYLON

Komuna në bashkëpunim me “Jetimët e Ballkanit” shpërndajnë 2 mijë kg mish për 210 familje

Komuna në bashkëpunim me “Jetimët e Ballkanit” shpërndajnë 2 mijë kg mish për 210 familje
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, me mbështetje të shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, ka shpërndarë 2 mijë kilogram mish për 210 familje.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, e ka falënderuar shoqatën e sipërpërmendur për donacionin e madh, duke ndikuar direkt në zbutjen e gjendjes së rëndë sociale për familjet skamnore.

Në kuadër të këtij donacioni kanë përfituar edhe 75 familje të përzgjedhura nga shoqatat e dala nga lufta.

EkoHigjiena

Xhemaili ka njoftuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’i mbështesin njerëzit në nevojë, sikurse edhe familjet me gjendje të rëndë të banimit social.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.