Kosova ka humbur me rezultat 1-0 kundër Suedisë. Kosova ishte shumë më e mirë se Suedia në këtë ndeshje, por që rastet ideale që pati nuk arriti që t’i shndërroi në gol.
Në fund, ndeshjen e vulosi goli i Simon Hedlund në minutën e 75-të. Kosova e ka nisur me humbje vitin 2020, pasi që është mposhtur nga Suedia me rezultat minimal 1-0.
Edhe pse djelmoshat e përzgjedhur të Bernard Challandes ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes ata nuk arritën që të gjejnë rrjetën e golit.
Në ndeshje u inkuadruan shumica e lojtarëve të ftuar nga Superliga e Kosovës.