Përfaqësuesja e Kosovës dhe e Gjibraltarit do të përballen mes vete për herë të parë në histori dhe ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.
Edhe pse është një miqësore apo lojë provuese, Kosova dhe as Gjibraltari nuk guxojnë të gabojnë e të mos e marrin seriozisht.
Kjo pasi, rezultati i ndeshjes vlen për renditjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-s.
Nëse Kosova fiton në këtë ndeshje, ajo do t’i fitojë 2.58 pikë, pasi që Gjibraltari është i radhitur shumë më dobët në renditjen e FIFA-s, gjithsej 78 vende më poshtë me 275 pikë më pak.
Për momentin, Gjibraltari radhitet në vendin e 197-të në ranglistën e FIFA-s, me 889 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 119-ta, me 1164 pikë të grumbulluara deri më tani.
Kosova dhe Gjibraltari e ndajnë një histori unike futbolli. Federatat e të dyja vendeve u bënë anëtare të FIFA-s në Kongresin e 66-të të FIFA-s në në Mexico City më 13 maj të vitit 2016.