Dy anëtarë të Los Angeles Lakers dhe tre nga Philadelphia 76ers kanë testuar pozitivë për koronavirusin.
Lakers thanë që ata testuan lojtarët e tyre sepse më 10 mars ata luajtën ndaj Brooklyn Nets, të cilët kishin katër lojtarë me koronavirus. Lakers thanë që mjekët e ekipit po monitorojnë nga afër dy lojtarët.
“Ne mësuam sot se dy lojtarë të Lakers testuan pozitiv” – tha zëdhënësi i ekipit, Alison Bogli.
“Dy lojtarët momentalisht janë asimptomatik, në karantinë dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor”.
Të gjithë lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të Lakers u kërkohet të vazhdojnë të vetë-karantinohen dhe të monitorojnë nga afër shëndetin e tyre, të këshillohen me mjekët e tyre personal dhe të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me ekipin.