Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe drejtoresha për Arsim Ismete Thaçi, kanë pritur në takim kryetarin e shoqatës Shkupi-Kosova nga Turqia, Rexhep Gyndyz.
Shoqata nga Turqia Shkupi-Kosova, ka dhënë donacion në vlerë prej rreth 1 mijë e 400 euro për kopshtin e fëmijëve ne Kamenicë “Filizat”, më konkretisht kanë dhuruar 20 shtretër për nevojat e fëmijëve në këtë kopsht.
Kryetari i shoqatës Rexhep Gyndyz, kryetari Kastrati dhe drejtoresha Thaçi vizituan kopshtin ”Filizat”, që tashmë është pajisur me 20 shtretër të rinjë dhe me këtë rast u takuan me stafin e kopshtit dhe fëmijët.
Kryetari Qëndron Kastrati dhe drejtoresha Ismete Thaçi falënderuan kryetarin e shoqatës Shkupi- Kosova për këtë donacion.
Rexhep Gyndyz muaj më parë ka siguruar donacion një kamion për mbeturina, të cilin i’a ka dhuruar Komunës së Kamenicës.