Koordinatori i Kontratës Sociale për Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, së bashku me drejtorët komunalë, Aurorë Osmani – drejtoreshë e Shëndetësi, Ali Arifi – drejtor për Urbanizëm dhe Bajram Isufi – drejtor për Bujqësi, kanë pritur të premten në takim përfaqësuesin e programit të USAID – Kontrata Sociale, Arben Kelmendi.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për përkrahje përmes konsulentëve profesionalë, përkrahje e praktikave të mira gjatë ndërveprimit qytetarë-komunë, dhe përkrahjen në rritjen e pjesëmarrjes gjatë adresimit të çështjeve të ngritura nga qytetarët.
Përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit me këtë rast kanë falënderuar ekipin e USAID-it për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin. /2LONLINE/