Me datën 27.02.2024 Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan në vazhdën hetimit të rastit ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë, me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V. (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Partesh.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
- Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
- Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
- Një (1) pushkë ajrore
- Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
- Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39
- Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15
- Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15
- Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39