Më 28 qershor 2018 rreth 15:00 në rrugën “Tirana” të Vitisë, Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion qe vepron në Gjilan, gjatë një pune operative në terren, kanë pas informata përmes rrugëve operative se në një lokal është duke u zhvilluar një veprimtari e kundërligjshme me lojëra të fatit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas kontrollit aty kishte pasur libra të bastorës sportive “Loni Sport” e cila nuk ishte e licencuar si dhe në shtëpizat kompjuterike kishte të instaluara lojërat “Keno” dhe “Lucky Balls”, në kundërshtim me ligjin mbi lojërat e fatit.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se po ashtu , në të njëjtin lokal ishin të vendosur 8 aparate kazinove të markës “Apex” dhe “Merkur” duke zhvilluar aktivitetin e saj pa licencë, të cilët janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
“Policia e Kosovës kanë sekuestruar përkohësisht katër shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e arsyeshëm se është duke u kryer vepra penale. Në konsultim me prokurorin, rasti i referohet Prokurorisë Themelore, në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani.