Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë dhe në Gjilan janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme, ku ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme.
“Gjatë kontrollit në gjashtë lokacione të ndryshme, ku ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, janë gjetur dhe janë sekuestruar: një laptop, dhjetë shtëpiza kompjuteri, pesë telefona, tetë TV monitorë, 1200 € kesh para, pesë tiketa të lojërave të ndryshme dhe disa tiketa tjera”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.