Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot priti në takim ambasadori jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.
Me këtë rast, Ministri Mehaj e falënderoi Ambasadorin Bowman për kontributin e Kanadasë në të gjitha fushat në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të Republikës së Kosovës.
Të dy u pajtuan që të identifikojmë fushat me interes të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në interes të dy vendeve, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm. /2LONLINE/