Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent nga Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare, do të jetë pjesë në Ushtrimin Ndërkombëtarë ,,KFOR 30”në Republikën Federale të Gjermanisë në bazën ushtarake Amerikane Hohenfels nga data 09-28.02.2022.
Ushtrimi ,,KFOR 30” përgatit dhe trajnon trupat për mision në Kosovë, ky ushtrim është vlerësues për trupat para zbarkimit për mision, përkatësisht me fokus kryesor situatën aktuale në territorin e Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e këtij ushtrimi me oficer e nënoficerë, me qëllim të ndëveprueshmërisë me partnerët duke bashkëvepruar në një ambient shumëkombësh, për të krijuar ambient të sigurt në Kosovë. /2LONLINE/