Kontingjenti i FSK-së, i zbarkuar me ushtrinë britanike në Ishujt Falkland ,kanë përfunduar me sukses bashkë zbarkimin dhe janë kthyer në Kosovë.
Pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkë-zbarkimin me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve, e ngrit nivelin e besimit tek partnerët, përgatit ushtarakët për misione dhe ndëveprueshmëri si dhe rrit nivelin e operacionalitetit të ushtarakëve tanë të cilët do të shërbejnë në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqes ku do që kërkohet.
Kontingjenti i FSK-së, në misionin “Atlantiku” ka qenë pjesë e integruar e njësive britanike ku kanë realizuar bashkërisht të gjitha fazat e trajnimit dhe praktikave taktike dhe operacionale në mision.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ata u pritën nga Komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, familjarë, miq e shokë që ju uruan mirëseardhje në vendlindje, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës . /2LONLINE/