Noti, kampingu, plazhi apo mbrëmjet verore të shoqëruar me ushqimet e ferguara janë disa prej aktiviteteve më të preferuara gjatë verës.
Por, nëse bëni zgjedhjet e duhura sa i përket ushqimit, do të arrini të shmangni shumë prej komplikimeve te veres qe vijne bashke me temperaturat e larta.
- Shalqini
Është fruti ideal i verës. 92% e peshës së tij është ujë. Ai është hidratuesi më i mirë këtë stinë. Hidratimi është i rëndësishëm për kujtesën dhe humorin. Shalqini është i pasur me antioksidantë, vitaminat A dhe C por edhe likopen që ul rreziqet e diabetit, tensionit të gjakut, retinës dhe artritit.
- Kastraveci
Ka përmbajtje të lartë ujore dhe e mban trupin të freskuar dhe të hidratuar. Kastraveci përmban një enzimë të quajtur erepsinë që e mban sistemin tretës shumë të shëndetshëm. Kastraveci rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen dhe jo vetëm. Për më tepër, ai përmban vitaminë C që mbron lëkurën nga rrezet ultraviolet dhe dëmet e shkaktuara nga dielli.
- Kungulleshkat
Këto perime të shijshme janë një burim i fuqishëm antioksidantësh, vitamine C dhe A apo edhe vitaminat B. Përbërësit kryesorë të kungulleshkave ruajnë ekuilibrat e sheqerit në gjak në nivele të shëndetshme.
- Kosi
Është perfekt për verën. Ai është jashtëzakonisht freskues dhe i pastër me proteina dhe kalcium. Kosi përmban probiotikë të cilat i vijnë në ndihmë sistemit tretës, forcojnë imunitetin dhe parandalojnë infeksionet e ndryshme.
- Mango
Mango ka një efekt qetësues dhe freskues gjatë stinës së verës. Ky frut është i pasur me vitaminat A, C dhe E të domosdoshme për shëndet të mirë. Shija është fantastike. Mango mund të kombinohet me qumështin ose kosin për një kënaqësi të dyfishtë.
- Domatet
I gjejmë në forma dhe madhësi të ndryshme. Shija dhe vlerat ushqimore të domates janë fantastike. Një domate mesatare përmban 95% ujë dhe e mban organizmin të hidratuar. Domatja përmban likopen, që ka fuqinë e një antioksidanti që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
- Misri
Një filxhan me kokrra të ziera misri, me pak sheqer ose kripë nëse dëshironi, është një ushqim tipik veror. I pasur me dy antioksidantë të fuqishëm siç janë luteina dhe zeaksanthina, misri ndihmon dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet. Këto antioksidantë pakësojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të syve.