DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 qershor 2022)

Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 qershor 2022)
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

EkoHigjiena

Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt. 21.06.2022 në orën 11:13. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.