DYLON

Holandë: Regjistrohet temperatura më e lartë pas 75 vitesh!

Avatar photo Elife Sherifi

Një rekord nxehtësie u regjistrua në Holandë, me termometrin që arrinte 38,8 gradë Celsius, ose temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në vend, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik Holandez (KNMI).

“Ndërkohë që i nxehti ekstrem është duke përfshirë gjithë Evropën, në orën 15:00 temperatura ishte 38,8 gradë Celsius në qytetin Gilze-Rijen, në jug të Holandës”, njoftoi në Twitter KNMI-ja.

Rekordi i fundit në Holandë është regjistruar në vitin 1944, me termometrin që tregonte 38,6 gradë Celsius.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.