Në Kamenicë është mbajtur konsultimi publik lidhur me Draft-Rregulloren për Proceduren e Ndarjes së Titujve të Nderit, Çmimeve, Mirënjohjeve dhe shpërblimeve tjera.
Hapjen e këtij konsultimi publik e anëtarja e grupit punues për hartimin e këtij dokumenti, Kimete Kryeziu, e cili tha se qëllimi i kësaj Rregulloreje është përmbajtja dhe procedura e dhënies dhe revokimini titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve, falënderimeve për personalitetet e shquara dhe subjekteve tjera të cilët në lëmi të caktuara kanë dhënë kontributin e vet.
“Kjo rregullore përcakton procedurat dhe kriteret për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera nga Kuvendi i Komunës së Kamenicë si dhe të drejtat dhe detyrat e përfituesve.
Sipas saj Kuvendi i Komunës në përputhje me dispozitat ligore dhe nënligjore, si dhe dispozitat të kësaj rregullore që përcakton proceduren e ndarjes së titujve të nderit, çmimeve dhe shpërblimeve të tjera.
Pyetjet, komentet dhe sugjerimet e të pranishmëve në këtë konsultim publik, kishin të bënin kryesisht me proceduren e ndarjes së titujve e çmimeve, mirënjohjeve e falenderimeve si në aspektin e vlerës monetare, kohore e procedurale.
Për mbajtjen e konsultimit publik do të përgatitet procesverbal dhe raport me të gjitha komentet, pyetjet, sugjerimet e të dhënat nga të pranishmit. /2LONLINE/