Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, me kërkesën e znj. Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, u takuan sot në Prishtinë.
Gjatë takimit z. Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ri-procedimin e marrëveshjes aktuale e cila është kontestuar si nga ana juridike dhe nga ajo faktike, nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm.