Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ndihet i pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.
Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.
Kreu i Kuvendit tha se në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka thënë Konjufca. /2LONLINE/