Policia e Kosovës në bashkëpunim me organe tjera të sigurisë, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se në një shtëpi në Zveçan ka armë dhe mjete tjera ushtarake.
Sot, më 05.09.2023, në koordinim me organet e drejtësisë, në ora 09:40, policia ka kryer një kontroll në një shtëpi, pronë e L.G., (viti i lindjes 1948, mashkull serb kosovar) në Zveçan.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar:
1. Katër (4) armë AK 47,
2. Tridhjetë e katër (34) karikatorë të armës AK 47,
3. Një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm,
4. Tetë granata dore,
5. Një (1) minë anti-këmbësorie,
6. Dy (2) gazë-maska,
7. Dy (2) çanta ushtarake,
8. Një (1) shok-bombë,
9. Dy (2) fishekë-zjarre,
10. Dy (2) optika të armës,
11. Një (1) thikë ushtarake,
12. Një (1) maskë ushtarake,
13. Dy (2) rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,
14. Pesë (5) çanta të vogla ushtarake,
15. Një (1) rrip i pajisjeve ushtarake,
16. Një (1) këllëf i pistoletës dhe
17. Pajisje për pastrim të armatimit.
Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale. /2LONLINE/