Policia Rajonale nga stacioni policorë i Kamenicës, në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata themelore në Gjilan- departamenti për krime të rënda kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit R. B. për shkak të veprës penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve,,-neni 366
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollit është gjetur një revole e llojit VZOR 70, kalibri 7.65 mm, një karikator dhe tre (3) copë fishekë 7.65 mm.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti është intervistuar në lidhje me rastin.
Pas intervistës me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit ushtrohet kallëzim penal për veprën e lartcekur dhe rasti dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt. /2LONLINE/