Komisioni i Garave e ka aprovuar kërkesën e Klubit Futbollistik “Feronikeli” për ta shtyrë ndeshjen çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës ndaj Lirisë, e cila ishte paraparë të zhvillohej mes 8 dhe 9 shkurtit.
Përmes një njoftimi për media Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se të premten pritet të mbahet takimi me delgatët e Ligës së Parë si dhe të Superligës.
Ky takim pritet të mbahet në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në futbollin Kosovar.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Feronikelit për të shtyer ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndërmjet Niklit dhe Lirisë.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 12 shkurt, ndërsa ndeshjet tjera si Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria zhvillohen më 8 e 9 shkurt.