Në një prononcim për KTV-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi arrestimin e 33 protestuesve. Ai njëherë bëri të ditur se 29 policë kanë pësuar lëndime. Borovci i bëri fajtorë protestuesit për dhunën e përdorur, kurse për policinë tha se ata ishin në nivelin e përgjegjësisë.
Ai tha se studentët kanë përdorur mjete të forta, por edhe mjete të tjera – ngjyra dhe tretje tash për tash të paidentifikuar, që u kanë shkaktuar policëve lëndime të ndryshme.
Borovci po ashtu tha se policia është në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve, pra edhe të protestuesve, të cilët kanë të drejtën e protestës por pa rrezikuar lirinë e sigurinë e të tjerëve, u shpreh ai.
Borovci tha se nuk e din sa protestues janë të lënduar./kohanet/