Sot, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mbajti një konferencë për media me temën: “Bujqësia dhe zhvillimi rural – sfidat e Kosovës”.
Në këtë konferencë morën pjesë bizneset dhe të ftuar të tjerë, që kanë interes në zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vendin tonë. Duke marrë parasysh faktin se bujqësia është sferë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, ne edhe në ditët e sotme vazhdojmë të kemi ngecje në këtë drejtim.
Folës në këtë konferencë ishin:
1.Profesor Bajram Berisha, me temën: “Bujqësia, zhvillimi rural dhe disa nga sfidat e Kosovës”;
2.z.Kushtrim Ajvazi me temën : “Njohuritë me obligimet tatimore që kanë fermerët dhe grumbulluesit në Kosovë”;
3. z.Hyzer Gashi me temën: “Investimet në bujqësi dhe rreziku”;
Si konkluzione kryesore të këtij takimi ishin:
1. Të krijohen regjione të specializuara për produktet e caktuara bujqësore;
2. Të investohet në mbylljen e ciklit të prodhimit në ato fabrika deri në produktin final;
3. Të subvencionohet në sasi dhe jo në hektarë;
4. Shteti duhet të garantojë çmimin në produkte;
5. Shteti duhet të obligojë fermerin që të paguajë 3% të tatimit dhe të mos vazhdojë të obligojë biznesin;
6. Krijimi i një Agrobanke për zhvillim;
Më tutje u theksua që investimet në bujqësi shihen si investime të rrezikshme dhe të pasigurta, andaj krijimi i Agrobankave dhe krijimi i kompanive të cilat do të jenë bartës i zhvillimit të bujqësisë, do të ndikojnë pozitivsht në zhvillimin bujqësor në vend.