Arianit Sllamniku
(2LONLINE) – Takimi dhe marrëveshja kinse e fundit e quajtur Pakoja e Ahtisarit ku Kosova dhe liderët e saj kosovarë bënë kompromise të cilat nuk shkuan në dëm të Kosovës në aspektin e dekgradimit insitucional të saj përdallim nga kompromiset e fundit, por të themelimit të komunave të reja në baza të diskriminimit pozitiv etnik serb si dhe të dhënies së më shumë përgjegjësive komunave në vendimmarrje por edhe të privilegjeve fikse edhe me ndarjet buxhetore për komunat nga niveli qendror.
Tani nga njëra qeveri në tjetrën, duke u treguar “diplomat” e ndoshta edhe duke u munduar të ju hyhet në hatër akterëve relevant ndërkombëtar por edhe ndoshta të kushtëzimeve ndërkombetare për akterët vendor, shkohet edhe në faza tjera të bisedimeve dhe aventurave politike të cilat faza mund të na shpiejnë në labirintet e bisedimeve pa fund dhe disfavorizuese për Kosovën.
Churchill kishte pas thënë se: “Nëse dëshiron të prolongosh zgjidhjen e ndonjë problemi, pikërisht për atë qështje krijo komisione”.
Ekipi negociator I Kosovës për të cilin nuk kemi një publikim të emrave të cilëve negociojnë dhe “prejnë e qepin” në emër të Kosovës dhe në emër të një shteti demokratik, liberal, multi etnik përdallim nga ekipi i Kosovës i takimit të Vienës ku emra të përveqëm kanë qenë publik dhe transparent e që për fazën e bisedimeve e kemi pasur pakon e nxjerrur me emrin Pakoja e Ahtisarit.
Agjenda serbe në emër të pakos së Ahtisarit për themelimin e komunave etnike në Kosovë si dhe zgjerimin e kompetencave të tyre brenda vendit, tani me bisedimet e reja të inicuara nga baronesha Ketrin Eshton për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjegjësisht Kryeministrave z. Thaqi dhe z. Daqiq, shtyhet përtej pakos Ahtisari që ekskluzivisht njihen si bisedime teknike por që tani më janë konvertuar në bisedime të pastërta politike.
Agjenda serbe po ecën më tej për dallim nga takimi i Vjenës, takim I cili nuk duhet të merret si ogurzi por si sfidë e insitucioneve të vendit për tu përballur edhe në aspketin akademik e diplomatik me shtetet dhe institucionet e vendeve të ndryshme fiqnje por edhe pse jo tej Atlantikut. Është qështje tjetër që faktori serb është më I përgatitur dhe me një përvojë më të madhe për t’I shtyrë agjendat kah ajo synon dhe neve që jemi duke mësuar nga gabimet tona ditore.
Agjenda serbe përtej Ahtisarit është edhe kompromisi I ardhshëm Thaqi-Daqiq për krijimin e Asociacionit I cili ka për të pasur mardhënie të drejtëpërdrejta me BE-në jashta mekanizmave institucional të Kosovës, Asociacioni do të ketë edhe privilegjin e marrjen së një karrigeje në BE gjegjësisht në Komitetin e Regjioneve si dhe në Komiteitin Ekonomik dhe Social për të përfaqësuar këtë Asociacion me qëllim të zhvillimit të këtyre komunave dhe këtij Asociacioni pa ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës, por që do të jetë në vullnetin e këtij mekanizmi se sa do të jetë bashkëpunues me insititucionet e shtetit të pavarur dhe Sovran (të paktën në letër). Tani jemi në fazën ku kemi të bëjmë me “gjokerët e ruajtur serb” karshi atyre kosovarë që siq duket nuk e kanë asnjë të vetmin në dorë. Krijimi I komunave etnike serbe, zgjedhjet favorizuese komunale brenda vendit si dhe tanimë zyrtarizimi I Asociacionit të komunave serbe tregon qartë se kah po shkojn rrugëtimi paqësor kosovaro-serb.
Duhet të themi dh eta pranojmë publikisht se insitucionet vendore të Kosovës janë në shumë disfavore përballë ekipit serb me të cilin negociohet sot me ndërmjetës ndërkombëtar por nuk do të thotë që gjithmonë do të jetë kështu, ku ekipi kosovar nga përvoja edhe avansimi akademik është në disfavor të madh sikur në rastin e takimit të komisionit të Badinterit në kohën e shpërbërjes, vetëvendosjes si dhe të trashëgimisë së ish rajoneve, krahinave apo repubilkave, për Kosovën nuk kemi pasur ekspert negociues por edhe diplomat lobues me qëllim të përfshirjes së saj në “tortën” e quajtur Jugosllavi.
Bazuar në këto fakte por edhe të ditëve të sotme, mbeshtjetja përgjithmonë tek faktori I huaj nuk do të thotë se gjithmonë e kemi mirë sepse tani rasti I raundit të fundit të takimeve të inicuara nga BEja tregon se kemi një dualitet të pozicionit të Bashkimit Evropian!
1. Baronesha Eshton si përfaqësuese për politikë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së e cila kryeson këto bisedime, a I kategorizon BEja të cilën ajo e përfaqëson njejt Kosovën dhe Serbinë, duke e ditur se Serbia njhet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe Kosova jo.
2. Me këtë rast a është një avantazh I Serbisë nga ana e BE-së në relacion me Kosovën, kur dijmë se që nga Samiti I Selanikut e këndejmi për Kosovën janë “shpikur” mekanizma shtesë me qëllim të zbuitjes së raportit të shteteve anëtare të BEsë të cilat janë kundër shtetit të ri?
3. Nëse palët nuk janë të barabarta për institucionin I cili I ka inicuar takimet, atëherë si do të njihet insitucioni I cili bie dakord për marrëveshjet parimore të dakorduara të këtyre dyja shteteve?
4. Derisa Kosova është me “ylli” të fusnotës së cituar të 1244 në secilin document të BE-së dhe Serbia me institucionet e saja ka rënë dakord që vetëm kësi soji mundet të ulet në një tavolinë me përfaqësuesit e Kosovë, po përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës athua nuk po ndihen qesharak dhe të injoruar karshi faktorit të huaj dhe atij serb?
5. Po inicimi I krijimit të një trupe etnike brenda vendit e cila do ti raportojë vetëm BEsë, a nuk është dualizëm karshi insitucioneve të Kosovës?
Asociacioni për këtë privilegj do ta ketë bekimin e Kosovës, të Serbisë por edhe të BE-së e cila I ka mekanizmat që shkojnë në favor të saj por për Kosovën duket si agjendë e dyfishtë e BE-së që do ti sjellë kokëqarje për funksionimin brenda institucional të saj në të ardhmen e sidomos me trupa “të huaj” të krijuar me vet bekimin tonë./2lonline/