DYLON

Vashat e “Dritës” dërmojnë kundërshtarin

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Vashat E Klubit basketbollistik “Drita”,  kanë shënuar edhe një fitore  të radhës, kësaj here kundër “Kastriotit” të Ferizajt. Fitorja ishte thellë me rezultat 109-34.

Afrim Selimi, kryetrajner i skuadrës gjilaanse ka thënë se ishten jë lojë ku vajzat gjilanase treguan një kualitet  të mirë, sidomos në fazën e mbrojtjes ku kontribuuan të gjitha lojtaret,  ndërsa në fazën e sulmit u dalluan disa lojtare si Erika Nuhiu me 38 pike dhe mbi 10 topa të vjedhur , Lenda Ramadani me 19 pikë ndërsa me dyshifror të dyfishtë u veçua edhe organizatorja e lojës Gentiana Ismajli qe realizoi 10 asistime dhe 15 pikë.

EkoHigjiena

“Megjithatë  vlen të përmendet se kushtet për lojë kanë qenë minimale pasi që dihet se i ftohti mbizotëron në palestrën tonë,dhe klubi ynë ka mungesë të termineve në palestër ku ushtrohet vetëm dy herë në javë , ndërsa ambiciet e klubit tonë këtë vit janë mjaft të mëdha pasi që kemi një skuadër solide” ka thënë Selimi.

Sipas tij, ndeshja e radhës luhet në Prishtinë kundër kampionit aktual të Kosovës  KB“Prishtina”, ku pritet që gjilanasit të shënojnë fitore dhe të vazhdojnë rrugën drejt titullit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.