“Komuna e Gjilanit do të mbështesë edhe ndërtimin e Shtëpisë Muze të Rexhep Malës, në Hogosht, që është iniciativë e hogoshtasve, kurse këtë vit ne do të renovojmë shtëpinë muze të Zija Shemsiut, në fshatin Përlepnicë, me mjete materiale të Komunës dhe të bashkveprimtarëve të Zijait nga Bern-i, që kanë grumbulluar mjete”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Ndërkohë, Haziri ka informuar se këto nisma do të përfundojnë me shenjëzimin e shtëpive shkolla dhe shtëpive të rezistencës që në vitet e ’90-ta i kanë hapur dyert për të ofruar shkollën, shoqatën “Nënë Tereza”, për të ofruar ambulantat alternative dhe në fund edhe pranimin e refugjatëve gjatë asaj kohe që në një numër të madh ishin vendosur nga zonat e luftës, kryesisht nga Drenica.