Haziri: Është shqetësues çregjistrimi shqiptarëve të Kosovës Lindore nga Serbia

Haziri: Është shqetësues çregjistrimi shqiptarëve të Kosovës Lindore nga Serbia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot përfaqësuesit nga Kuvendi i Komunës së Medvegjës, me të cilët ka bashkëbiseduar për gjendjen e shqiptarëve në këtë komunë dhe për problemet që ata kanë në të jetuarit atje.

Kryetari Haziri ka shprehur shqetësimin e tij sa i përket eliminimit të adresave për qytetarët e Kosovës Lindore, duke theksuar se ky është një eliminim i popullsisë atje.

Ai më tej ka konfirmuar angazhimin e tij për të sensibilizuar dhe ngritur këtë problem në nivel të qeverive të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, sepse këto në një të ardhme të afërt do të jenë Komuna me përgjysmim të popullatës shqiptare atje.

Kryetari Haziri u ka bërë thirrje partive politike shqiptare, të bashkëpunojnë mes vete si një trup i tërë për interesin madhor të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

E Bajram Mustafa, këshilltar komunal në Kuvendin e Medvegjës, ka thënë se në këtë komunë është duke ndodhur asimilimi zyrtarë i popullësisë shqiptare, sepse përditë e më pak po mbeten shqiptarë në atë pjesë dhe kjo duke eliminuar në mënyrë permanente adresat e vendbanimit për banorët shqiptarë.

Diskriminimi total, sipas tij, po bëhet që nga punësimi, shkollimi, e deri tek mbështetja minimale me investime atje. ​

KOMENTE