Punët për këtë fushë sportive kishin filluar para një viti, dhe ishte e financuar nga tri burime, USAID-i, komuna e Novobërdës dhe KFOR-i, ku pas aprovimit të fondeve punët në këtë fushë sportive, në këtë teren malor, kishin filluar nga kompania “Bejta Comerce”.
“Është nderë i madh për mua që të jem këtu në fillimin e vitit shkollor, që të theksojmë renovimet e bëra në këtë shkollë dhe përmirësimet në fushën sportive,” ka thënë koloneli Neuman.
Ai është shprehu i kënaqur që nxënësit tash e tutje kanë kushte më të mira për të vijuar mësimet e rregullta sepse nxënësit paraqesin shpresën e madhe dhe të ardhmen e Kosovës, tha ai.
Përveç ndërtimit të fushës sportive që mund të përdoret për futboll dhe basketboll, në këtë shkollë janë bërë edhe përmirësime tjera.
Ndërsa kreu komunal i Novobërdës Bajrush Ymeri tha se ndihet krenar që të jetë në këtë mes për ta bërë inaugurimin e kësaj fushe sportive. Ai tha se edhe vet ka qenë mësues në këtë shkollë dhe fushën sportive qe e kishin, nuk ka qenë në gjendje të mirë.
“Rotacioni i kaluar i KFOR-it dhe unë kemi vizituar këtë shkollë dhe kemi parë nevojën për një fushë sportive,” ka thënë Ymeri, për të shtuar se kjo fushë sportive nuk do të përdoret vetëm nga nxënësit por edhe nga te rinjtë e fshatit.
Ymeri përveç që shprehu falënderim për KFOR-in amerikan, njëkohësish shpreh falënderues edhe për USAID-in, të cilët kanë financuar edhe një projekt shumë të rëndësishëm në këtë shkollë, atë të nxehjet qendrore, ku tani shkolla ka kushte më të mira për të vijuar mësimet edhe gjatë stinës së dimrit. /2lonline/