(2L ONLINE) – Me qëllim të koordinimit, rritjes së efikasitetit dhe kualitetit sa më të mirë në realizim të projekteve që po punohen në komunën e Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e kompanive të kontraktuara të projekteve që janë në realizim.
Kryetari Haliti ka kërkuar nga punë kryesit që të jenë të vëmendshëm në kryerjen e punimeve dhe ti shmangen çdo forme të involvimit jashtë procedurave dhe kritereve të caktuara nga autoriteti,ngase Institucionet komunale janë të përkushtuara që të rritet kualiteti i projekteve që do të kryhen tani e tutje.
“Unë kërkoj kualitet nga ju, ndërkohë do ta keni mbështetjen time për vështirësitë që hasni në terren. Realizimi sa më efikas I çfarëdo projekti, është në të mirë të komunës dhe në të mirë të qytetarëve. Andaj për çfarëdo parregullsie procedurale, unë ju përgjigjem, ndërsa për mos kryerjen eventuale të punëve si duhet, kërkoj përgjegjësi nga ju”, ka thënë Haliti.
Kryetari Haliti ka theksuar gjithashtu se problem që po paraqitet në projektet aktuale është edhe mos planifikimi I duhur i tyre gjatë hartimit.
Përfaqësuesit e kompanive prezentë në këtë takim, kanë njoftuar për dinamikën e punëve që aktualisht janë duke I kryer, ndërkohë që janë shprehur të kënaqur me tretmanin nga ana e autoriteteve komunale.
Drejtori I Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka theksuar se nga ana e institucioneve nuk do të ketë probleme të vonesave në pagesa dhe procedurave të tjera, kurse ka pohuar se asnjë projekt që nuk do të kalohet përmes komisioneve përkatëse, nuk do të paguhet nga ana e komunës.
Përfaqësuesi I kompanisë për mbikëqyrjen e projekteve, lidhur me punët momentale që janë duke u zhvilluar në terren , ka thënë se ato po ecin mbarë dhe nuk vërehet ndonjë problem që duhet veçuar. Ndryshe ky takim I autoriteteve komunale, ka për qëllim ngritjen e cilësisë së punës në projektet që po zhvillohen, ngase ka pasur shumë shqetësime për mangësi të projekteve që janë kryer në komunën e Vitisë viteve të fundit./2L ONLINE/