Komuna e Vitisë edhe sivjet ka vazhduar traditën e aksioneve humanitare që të ju dal në ndihmë familjeve në nevojë në prag të ndërrimit të motmoteve.
Me këtë rast sot me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, në bashkëpunim me mërgatën, bizneset dhe njerëzit e vullnetit të mirë është zhvilluar aksioni i madh humanitarë, ku janë ndihmuar me pako ushqimore dhe miell të qytetarët e kësaj komune.
Gjithashtu ditë më parë kjo komunë ka shpërndarë dhurata edhe për nxënësit e klasës me nevoja të veçanta si dhe për fëmijët e çerdheve publike të kësaj komune. Ndihma janë ndarë edhe për familjet në nevojë të komuniteteve jo shumicë të kësaj komune në mesin e tyre edhe komunitetit kroat në Letnicë.
“Sot dua të falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të cilët po vazhdojnë të përkrahin familjet në nevojë në prag të festës së Vitit të Ri.
Kjo përkrahje me pako ushqimore po bëhet për të gjithë qytetarët e komunës sonë të cilët janë në një gjendje jo të mirë financiare pa dallime”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se përmes këtij aksioni po gëzohen sadopak këto familje.
Përndryshe shpërndarjen e ndihmave për familjet skamnore do të bëjnë Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” dhe Kryqi i Kuq i Kosovës në Viti. /2LONLINE/