DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Veteranit

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Veteranit
Avatar photo Redaksia

Për nderë të ditës së veteranit e cila shënohet më 30 dhjetor, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, Abdyl Bajramin nga OVL e UÇK-së dhe Qemajl Rexhepin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Viti, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës.

Në këtë takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për shënimin e datave të rëndësishme që lidhen me luftën për liri të Kosovës dhe me kombin shqiptarë.

EkoHigjiena

Poashtu për nderë të kësaj dite, janë bërë edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti.

Në shenjë respekti kryetari Haliti ndau edhe nga një dhuratë simbolike për pjesëmarrësit në këtë takim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.